Ata që besojnë dhe punojnë vepra të mira, falin namazin dhe japin zeqatin, për ata ka shpërblim te Zoti i tyre; për ta nuk ka frikë as pikëllim. El-Bekare 2:277 ⧉
Tefsiri:
S’ka dyshim se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, që e falin namazin dhe e japin zekatin, e kanë shpërblimin te Zoti i tyre. Ata nuk do të kenë kurrfarë frike dhe as nuk do të brengosen. -Këto fjalë janë shpjeguar më parë (shih ajetet 62 dhe 262 të sures Bekare).