Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 281 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 281 nga 286 • Shqip


وَاتَّقُوا يَوْمًا تُرْجَعُونَ فِيهِ إِلَى اللَّهِ ۖ ثُمَّ تُوَفَّىٰ كُلُّ نَفْسٍ مَا كَسَبَتْ وَهُمْ لَا يُظْلَمُونَ 281
Përkthim:
Dhe druajuni asaj Dite, që do të ktheheni te Perëndia, në të cilën, çdokujt, do t’i jepet ajo që ka fituar, - dhe askush nuk do të dëmtohet. El-Bekare 2:281
Tefsiri:

Dhe ruajuni asaj dite kur do të ktheheni tek Allahu, kur secilit do t’i jepet e plotë ajo që ka fituar, pa iu bërë asnjë padrejtësi. -

Ky është nga ajetet e fundit që janë shpallur prej Kur’ânit. Ai është një ajet madhështor, prandaj është përzgjedhur për të qenë mbyllja e dispozitave, urdhrave e ndalesave të ligjëruara nga Zoti i gjithësisë. Ky ajet është shumë i përshtatshëm për këtë mbyllje, sepse përmban premtimin për shpërblim dhe paralajmërimin për ndëshkim ndaj atyre që e meritojnë. Ai që e di me siguri se do të kthehet te Zoti i tij, i Cili do ta marrë në llogari për çdo gjë që ka bërë, qoftë ajo e madhe apo e vogël, e shfaqur apo e fshehur, sepse Allahut nuk mund t’i fshihet asgjë, atëherë një njeriu të tillë do t’i mbushet zemra me ndjenja devotshmërie, me frikë dhe me shpresë. Nëse zemra e robit nuk i ka këto njohuri, atëherë nuk ka asnjë mundësi që ajo të mbushet me të tilla ndjenja të mrekullueshme, të cilat i përjeton vetëm adhuruesi dhe askush tjetër.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 280 E ardhshme El-Bekare • Ajet 282