Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 284 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 284 nga 286 • Shqip


لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ ۗ وَإِنْ تُبْدُوا مَا فِي أَنْفُسِكُمْ أَوْ تُخْفُوهُ يُحَاسِبْكُمْ بِهِ اللَّهُ ۖ فَيَغْفِرُ لِمَنْ يَشَاءُ وَيُعَذِّبُ مَنْ يَشَاءُ ۗ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ 284
Përkthim:
Të Perëndisë janë të gjitha që gjenden në qiej dhe në Tokë. I tregoni ju ato që kini në shpirtin tuaj, apo i fshehni, Perëndia do t’ju pyet për të dhe do ta falë kënd të dojë, e do ta dënoj kënd të dojë. Se, Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm. El-Bekare 2:284
Tefsiri:

Vetëm të Allahut janë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë. -

Allahu i Lartësuar na tregon në këtë ajet se gjithçka që ekziston në qiell dhe gjithçka që ekziston në tokë është e krijuar nga Ai, i Cili i furnizon dhe i administron çështjet e tyre. Allahu përkujdeset që ata të vënë në vijë çdo problem të tyre. Është Ai që i udhëzon krijesat se si t’i rregullojnë çështjet e tyre të jetës dhe ato të besimit fetar. Gjithçka është pronë e Allahut, të gjithë janë rob e krijesa të Tij, që nuk kanë asgjë në dorë për veten e tyre. Askush nuk mund t’i sigurojë vetes së vet dëm apo dobi. Ata nuk mund të japin as jetë, as vdekje e as ringjallje. Ata janë nënshtruar të gjithë ndaj dikujt tjetër, ndërkohë që Zotëruesi i tyre është Allahu. Është Ai që vepron me sundimin e Tij dhe administron çështjet e tyre. Çdo gjë në gjithësi ndodh në përputhje me urtësinë, drejtësinë dhe bamirësinë e Allahut.

E shfaqni apo e mbani të fshehtë atë që e keni në veten tuaj, Allahu do t’ju marrë në përgjegjësi. -

Allahu u ka dhënë krijesave të Tij disa urdhra e disa ndalesa, dhe pastaj do t’i marrë në pyetje për veprimet dhe sjelljet e tyre, për gjithçka që ata e shfaqin apo që e mbajnë të fshehur.

Ai fal atë që do dhe e dënon atë që do. -

Allahu fal atë rob që përpiqet dhe punon atë gjë që sjell faljen dhe mëshirën e Tij. Nga ana tjetër, Allahu ndëshkon atë rob që bën gjynahe, për të cilat ai nuk është i detyruar t’i bëjë, por i bën thjesht me vetëdije dhe vullnet të lirë.

Allahu është i Plotfuqishëm për gjithçka. -

Allahut nuk mund t’i shpëtojë asgjë. Çdo krijesë është e nënshtruar ndaj pushtetit, dëshirës, dijes, përcaktimit dhe shpërblimit të drejtë të Allahut. Asgjë nuk mund të dalë jashtë këtyre kornizave.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 283 E ardhshme El-Bekare • Ajet 285