Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 31 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 31 nga 286 • Shqip


وَعَلَّمَ آدَمَ الْأَسْمَاءَ كُلَّهَا ثُمَّ عَرَضَهُمْ عَلَى الْمَلَائِكَةِ فَقَالَ أَنْبِئُونِي بِأَسْمَاءِ هَٰؤُلَاءِ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ 31
Përkthim:
Allahu ia mësoi Ademit të gjithë emrat e pastaj ata ua paraqiti engjujve dhe u tha: “Nëse e keni thënë të vërtetën, m’i tregoni emrat e këtyre sendeve”. El-Bekare 2:31
Tefsiri:
E Ai (Zoti)

ia mësoi Ademit emrat e të gjithë gjërave -

Pra, Allahu i Madhëruar i mësoi Ademit emrin e çdo sendi dhe të çdo gjëje të emërtuar. Ai i mësoi emrat dhe të emërtuarit me to, i mësoi termat dhe kuptimin e tyre, madje ia mësoi emrat në formën e tyre normale dhe në formën zvogëluese.

…e pastaj ato ua paraqiti melekëve dhe tha: “Më tregoni emrat e këtyre

(sendeve të emërtuar)

, nëse jeni të saktë.” -

Pra, Allahu i Lartësuar ua paraqiti të emërtuarat melekëve, për t`ua provuar që ata nuk kishin dije rreth tyre. Ai u tha atyre: “Me tregoni rreth emrave të këtyre, nëse jeni të drejtë, të sigurt e të vërtetë në atë që thoni. Nëse jeni të sigurt në fjalët, në mendimin dhe në pretendimet tuaja, se jeni më të mirë se ky mëkëmbës, atëherë më flisni për emrat e këtyre (të emërtuarve)!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 30 E ardhshme El-Bekare • Ajet 32