Përkryejeni namazin, jepeni zekatin dhe bini në ruku
(falni namaz bashkë)me ata që bëjnë ruku!” –
Domethënë: falni namaz bashkë me ata që falen. Nëse ju e bëni këtë, pasi i keni besuar profetët e Allahut dhe shpalljet e Tij, atëherë ju keni kryer dy gjëra të domosdoshme për shpëtimin tuaj, duke vënë në një nivel veprat e dukshme (të jashtme) me ato të padukshme (të brendshme). Ju keni realizuar njëkohësisht dy shkaqet e lumturisë, të cilat janë: sinqeriteti ndaj Krijuesit (me besim e namaz) dhe bamirësia ndaj krijesave (me anë të zekatit). Në këtë mënyrë, ju keni adhuruar Allahun me veprime trupore, me akte shpirtërore dhe me pasuritë tuaja. Thënia e Allahut: “Uer-keû mear-râkiaîn” (…dhe bini në ruku me ata që bëjnë ruku), tregon se: