Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 51 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 51 nga 286 • Shqip


وَإِذْ وَاعَدْنَا مُوسَىٰ أَرْبَعِينَ لَيْلَةً ثُمَّ اتَّخَذْتُمُ الْعِجْلَ مِنْ بَعْدِهِ وَأَنْتُمْ ظَالِمُونَ 51
Përkthim:
Kujtoni ju premtimin Tonë dhënë Musait për takim (për të biseduar) dyzet netë me të, e pastaj duke i bërë vetes padrejtësi, e adhuruat viçin. El-Bekare 2:51
Tefsiri:

Dhe kujtoni kur Ne i premtuam Musait dyzet net

(për t'i shpallur Teuratin)- Por me gjithë këtë mirësi të pakrahasueshme, ata nuk duruan sa të plotësohej afati dhe, pas largimit të Musait, ata nisën të adhuronin një viç. I Madhëruari thotë:

…dhe pas

(largimit të)

tij, ju adhuruat viçin

(si Zot)

dhe bëtë një padrejtësi të madhe. –

Kuptimi: Ju ishit të vetëdijshëm për padrejtësinë tuaj (pasi edhe Haruni iu foli dhe i këshilloi, por ata nuk iu bindën), duke mos patur asnjë lloj argumenti dhe justifikimi në këtë vepër të shëmtuar. Refuzimi i të vërtetës, pas njohjes mirë të saj, është krim shumë i shëmtuar. Megjithatë, Allahu i Lartësuar i urdhëroi të pendohen. Këtë urdhër ata e morën të qartë nga goja e Profetit të tyre (Musait):
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 50 E ardhshme El-Bekare • Ajet 52