Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 57 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 57 nga 286 • Shqip


وَظَلَّلْنَا عَلَيْكُمُ الْغَمَامَ وَأَنْزَلْنَا عَلَيْكُمُ الْمَنَّ وَالسَّلْوَىٰ ۖ كُلُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا رَزَقْنَاكُمْ ۖ وَمَا ظَلَمُونَا وَلَٰكِنْ كَانُوا أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ 57
Përkthim:
Dhe Ne bëmë që reja t’ju bëjë hije dhe u dërguam – men – (një lloj ushqimi i ëmbël) dhe zogj (si fëllanza): “Hani ushqime të mira me të cilat ju kemi furnizuar!” Ata, neve nuk na dëmtuan, por dëmtuan veten. El-Bekare 2:57
Tefsiri:

Ne i nënshtruam retë

(gjatë udhëtimit tuaj në shkretëtirë)

, që t'ju bënin hije, dhe nga qielli ju furnizonim me menna dhe me shkurtëza. -

Menna është një emër që përfaqëson çdo mirësi dhe furnizim të këndshëm që përfitohet pa lodhje e pa mundim, si, për shembull, kërpudhat, tartufi (kem’ah), xhenxhefili etj. Ndërsa shkurtëza (selua) është një zog i vogël, që ka mish shumë të shijshëm. Ky lloj ushqimi u zbriste nga qielli dhe aq sa u mjaftonte për të plotësuar nevojat e tyre të përditshme.

Hani nga të mirat që ju kemi dhënë! -

Kuptimi: Hani prej mirësive me të cilat ju furnizuam! E çfarë furnizimi se? Furnizim që, edhe banorët e qyteteve dhe të pasurit nuk e kishin provuar ndonjëherë. Megjithatë, mirënjohja e tyre nuk po dukej. Madje, ata vazhduan të mos e ndryshonin ashpërsinë dhe ngurtësinë e zemrave të tyre, duke u zhytur thellë e më thellë në gjynahe dhe poshtërsi. Sidoqoftë, me këto vepra të ndyra, të cilat ishin totalisht në kundërshtim me urdhrat e Allahut, ata nuk mund t’i bënin padrejtësi apo të dëmtonin Allahun e Lartësuar. Ai nuk mund të dëmtohet nga mosbindja e krijesave të Tij, ashtu sikurse edhe bindja e tyre nuk i sjell Atij ndonjë dobi. Ai thotë:

Por ata nuk na dëmtuan Ne. Ata dëmtuan veç vetveten -

Domethënë, dëmi i këtyre padrejtësive godet pikërisht ata, dhe aspak Allahun e Madhëruar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 56 E ardhshme El-Bekare • Ajet 58