Kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, -
Domethënë, kërkoi ujë, që të pinin ata.Ne i thamë: “Godite shkëmbin me shkopin tënd!” -
Ky mund të ketë qenë ndonjë shkëmb i veçantë, por mund të ketë qenë edhe shkëmb i çfarëdoshëm.Prej tij, gufuan dymbëdhjetë burime -
Edhe fiset e bijve të Israilit ishin dymbëdhjetë në numër.Secili grup
(fis)e dinte vendin ku do të pinte ujë -
Çdo fis e dinte vendin ku duhet të pinte, dhe askush nuk e shqetësonte tjetrin. Ata pinin me qetësi, pa u ngutur dhe pa vuajtur. Pastaj Allahu i Lartësuar u thotë.Hani dhe pini nga begatitë e Allahut, dhe mos vazhdoni të jeni çrregullues në tokë -
Kuptimi: Hani dhe pini prej të mirave që ju dhuruam, pa u lodhur dhe pa punuar nga ana juaj.