“Lute Zotin tënd për ne, të na qartësojë se si duhet të jetë ajo?” -
Pra, e pyetën për moshën e saj. Musai iu përgjigj:“Ai (Zoti)thotë se ajo duhet të jetë një lopë as e vjetër, as e re, por e mesme.” -
Pra, as lopë plakë dhe as mëshqerrë, që nuk ka lindur viça, por mes këtyre dy ekstremeve.“Zbatoni pra, atë që u urdhëruat të bëni!” -
Pra, bindjuni urdhërit dhe lëreni mënjanë inatin dhe natyrën tuaj të kundërshtimit! Lëreni mënjanë koklavitjen e çështjeve! Por, me gjithë këtë këshillë: