Ju thamë: “Prekeni atë
(të vrarin)me një pjesë të saj
(të lopës së therur)"! Ja, kështu i ngjall Allahu të vdekurit” -
Kuptimi: Prekeni të vrarin me një gjymtyrë të lopës së therur, ose me çfarëdo pjese të trupit të saj. Kur ata e prekën të vdekurin me një pjesë të lopës, Allahu i Lartësuar e ringjalli të vdekurin. E pas kësaj, Allahu i Lartësuar ua nxori jashtë ato që mbanin fshehur, sepse vetë i ringjalluri kallëzoi se cilët kishin qenë vrasësit e tij. Pamja e ringjalljes me sy nga ana e tyre, ishte një mrekulli, që tregonte pushtetin dhe fuqinë absolute të Allahut për të ringjallur të vdekurit.dhe ju tregon Argumentet e Tij, në mënyrë që të kuptoni. -
Kuptimi: Allahu i Lartësuar jua solli këtë argument, që ju të mendoni seriozisht dhe të largoheni nga çdo gjë që është në dëmin tuaj.