Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 82 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 82 nga 286 • Shqip


وَالَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَنَّةِ ۖ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ 82
Përkthim:
Kurse, ata që punojnë vepra të mira – ata do të jenë banorë të xhennetit ku do të qëndrojnë përgjithmonë. El-Bekare 2:82
Tefsiri:

Kurse ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të jenë përjetësisht. -

Domethënë, do të jenë ata që, përveçse besojnë Allahun, melekët, shpalljet dhe librat e Zotit, profetët e Zotit, Ditën e Gjykimit etj., bëjnë edhe vepra të mira. Veprat e njeriut mund të konsiderohen të mira, veçse nëse plotësojnë dy kushte:

1 Të kryhen me nijet të sinqertë vetëm për hir të Allahut, duke synuar kënaqësinë e Allahut të Lartësuar.

2 Të jenë në përputhje me Traditën autentike të Profetit (a.s).Shkurtimisht, kuptimi i përmbledhur i këtij ajeti na çon në përfundimin se të shpëtuarit dhe fitimtarët e lumtur do të jenë vetëm ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira. Ndërsa të dëshpëruarit dhe të shkatërruarit përjetësisht në zjarrin e Xhehenemit do të jenë mohuesit e Zotit dhe idhujtarët, domethënë ata që, përveç Allahut, adhurojnë zota të tjerë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 81 E ardhshme El-Bekare • Ajet 83