Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 92 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 92 nga 286 • Shqip


وَلَقَدْ جَاءَكُمْ مُوسَىٰ بِالْبَيِّنَاتِ ثُمَّ اتَّخَذْتُمُ الْعِجْلَ مِنْ بَعْدِهِ وَأَنْتُمْ ظَالِمُونَ 92
Përkthim:
Me të vërtetë, Musai ju zbriti me mrekulli të mëdha, por gjatë mungesës së tij, ju viçin e adhuruat si zot, prandaj u bëtë fajtorë të mëdhenj (me këtë sjellje). El-Bekare 2:92
Tefsiri:

Juve ju erdhi Musai me argumente të qarta… -

Kuptimi: Musai (a.s.) u dërgua si profet ndër ju dhe solli argumente shumë të qarta dhe të sigurta të së vërtetës, por megjithatë:

…por pas (largimit të) tij, ju adhuruat viçin,… -

Por edhe pas këtyre argumenteve, ju bëtë gjynahun e madh. A konsiderohet kjo si shenjë besimi nga ana juaj? Jo, kurrsesi!

…duke u bërë të padrejtë… -

Pra, ju nuk keni asnjë justifikim për këtë padrejtësi tuajën. Ky veprim konsiderohet “padrejtësi”, dhe jo besim. Rastet kur ata kanë shprehur mosbesimin janë të shumta. Ja edhe një shembull tjetër, që tregon i Lartësuari:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 91 E ardhshme El-Bekare • Ajet 93