Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Bekare — Ajet 96 (Shqip) — Video

El-Bekare • Ajet 96 nga 286 • Shqip


وَلَتَجِدَنَّهُمْ أَحْرَصَ النَّاسِ عَلَىٰ حَيَاةٍ وَمِنَ الَّذِينَ أَشْرَكُوا ۚ يَوَدُّ أَحَدُهُمْ لَوْ يُعَمَّرُ أَلْفَ سَنَةٍ وَمَا هُوَ بِمُزَحْزِحِهِ مِنَ الْعَذَابِ أَنْ يُعَمَّرَ ۗ وَاللَّهُ بَصِيرٌ بِمَا يَعْمَلُونَ 96
Përkthim:
Dhe padyshim, do t’i gjesh ata (Hebrenjtë) më lakmues për të jetuar se sa njerëzit tjerë, e madje edhe se paganët. Çdonjëri nga ata dëshiron të jetojë njëmijë vjet; por edhe nse jeton aq, nuk do të mund t’i ikë dënimit! – Se Zoti i sheh punët e tyre. El-Bekare 2:96
Tefsiri:

Ju do të shihni se ata janë njerëzit më lakmitarë për të jetuar, madje edhe më lakmitarë se idhujtarët. -

Ata janë njerëzit më të dhënë pas kësaj jete. Ata e duan këtë jetë me shumë se çdo njeri tjetër, madje edhe më shumë se idhujtarët, të cilët nuk besojnë asnjë profet dhe asnjë libër qiellor. Aq e madhe është dashuria e tyre për këtë jetë, sa Allahu i Lartësuar e përshkruan në këtë mënyrë:

Çdokush prej tyre dëshiron të jetojë një mijë vjet. Por edhe sikur të jetonte kaq, kjo nuk do ta shpëtonte atë prej dënimit. -

Ky është përshkimi i një dashurie të pamatë për këtë jetë, sepse ata kërkojnë dhe dëshirojnë diçka të pamundur, për të kënaqur dëshirat e tyre kundrejt kësaj jete. Megjithatë, ata nuk arrijnë ta kuptojnë se, edhe sikur të jetonin aq kohë, kjo nuk do t'i shpëtonte ata nga dënimi i pashmangshëm që i pret. Kërcënimi i Allahut do t'i ndjekë gjithmonë nga pas, siç thotë i Madhëruari:

Allahu sheh gjithçka që bëjnë ata. –

Domethënë, ata kurrë nuk mund t'i ikin këtij kërcënimi të Allahut, që u kujton llogarinë e drejtë të Tij për punët e tyre të shëmtuara.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Bekare • Ajet 95 E ardhshme El-Bekare • Ajet 97