Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 100 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 100 nga 135 • Shqip


مَنْ أَعْرَضَ عَنْهُ فَإِنَّهُ يَحْمِلُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ وِزْرًا 100
Përkthim:
Kush shmaget nga ai (Kur’ani), ai në Ditën e Kijametit, do të bartë ngarkesë të rëndë (dënim), Ta-Ha 20:100
Tefsiri:

Kush i kthen shpinën këtij

(Kur’anit)

, ai do të bartë në Ditën e Kijametit barrën më të rëndë. –

Flitet për ata që i kthejnë shpinën dhe e mohojnë Kur'anin. Këta kanë bërë kufër dhe janë treguar mosmirënjohës ndaj mirësive të Zotit. Kush e bën këtë, meriton ndëshkimin: ai do të bartë Ditën e Kijametit barrën më të rëndë. Kush largohet dhe nuk e beson Kur'anin, kush nuk u nënshtrohet urdhëresave dhe ndalesave të sjella në të, kush nuk nënshtrohet të mësojë parimet bazë dhe të detyrueshme të tij, ai do të përballet me një jetë të ngushtë dhe Ditën e Gjykimit do të ngarkohet me gjynahe të shumta. Për shkak të atyre gjynaheve, ai ia kthen shpinën Kur'anit dhe kjo barrë e gjynaheve e zhyt atë në mohimin e Zotit dhe mospërfilljen e porosive të Tij.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 99 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 101