Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 109 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 109 nga 135 • Shqip


يَوْمَئِذٍ لَا تَنْفَعُ الشَّفَاعَةُ إِلَّا مَنْ أَذِنَ لَهُ الرَّحْمَٰنُ وَرَضِيَ لَهُ قَوْلًا 109
Përkthim:
Atë ditë, nuk do të bëjë dobi ndërmjetësimi i askujt, përveç ndërmjetësimit të atij, që i jep leje Mëshiruesi dhe që është i kënaqur me fjalët e tij. Ta-Ha 20:109
Tefsiri:

Atë ditë nuk bën dobi ndërmjetësimi, përveçse atyre për të cilët e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi

(të ndërmjetësojnë)

dhe fjala e të cilëve është e pranueshme tek Ai. -

Asnjë krijesë nuk mund tëndërmjetësojë tek Allahu, vetëm nëse Ai jep leje për këtë ndërmjetësim. Dhe Allahu u jep lejë të ndërmjetësojnë veçse atyre që pëlqen t’ua dëgjojë lutjen dhe fjalën për ndërmjetësim. Të tillë janë profetët, të dërguarit dhe robërit e Tij adhurues. Madje, edhe këta mund të ndërmjetësojnë vetëm për besimtarët e sinqertë e të pastër. Kështu, atë ditë do të mund të ndërmjetësojnë vetëm të zgjedhurit dhe ndërmjetësimi i tyre do të lejohet e do të ketë dobi veçse për besimtarët. Nëse njëri nga këto dy kushte nuk plotësohet, atëherë nuk ka ndërmjetësim. Askush nuk mund të ndërmjetësojë për asnjë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 108 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 110