Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 11 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 11 nga 135 • Shqip


فَلَمَّا أَتَاهَا نُودِيَ يَا مُوسَىٰ 11
Përkthim:
E kur arriti ai te zjarri, u thirr: “O Musa, Ta-Ha 20:11
Tefsiri:

Por, kur shkoi te zjarri, u dëgjua një zë: “O Musa!”. -

Kur iu afrua zjarrit që kishte parë nga larg, Musai vuri re se ishte një zjarr jo i zakontë. Ai ishte një zjarr që digjte, por edhe që shkëlqente e rrezantonte shumë dritë. Për këtë tregon edhe fjala e Profetit (a.s), i cili, duke përshkruar perden e Zotit, thotë: “Perdja e Tij është dritë ose zjarr. Nëse do ta zbulonte, rrezatimi i Fytyrës së Tij do të digjte gjithçka ku shkonte shikimi i Tij (pra, çdo gjë).” Kur mbërriti atje, Musai dëgjoi që e thirrën. Ishte Allahu që e thirri dhe i foli, sikurse thuhet në një ajet tjetër: “Përmendju në Libër Musain! Ai ishte i zgjedhur dhe ishte i dërguar dhe profet. Ne e thirrëm atë nga ana e djathtë e kodrës Tur dhe e afruam për t’i folur nga afër”. [Merjem 51, 52]. I Madhëruari i tha:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 10 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 12