Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 120 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 120 nga 135 • Shqip


فَوَسْوَسَ إِلَيْهِ الشَّيْطَانُ قَالَ يَا آدَمُ هَلْ أَدُلُّكَ عَلَىٰ شَجَرَةِ الْخُلْدِ وَمُلْكٍ لَا يَبْلَىٰ 120
Përkthim:
Por, djalli filloi ta namatis (magjeps) atë e i tha: “O Adem, a don të ta tregoj drurin e pavdekshëm dhe pasurinë që nuk zhduket?” Ta-Ha 20:120
Tefsiri:
Por, atë e ngacmoi shejtani, duke i thënë: “O Adem! A do të të çoj te Pema e përjetësisë dhe te sundimi që nuk shkatërrohet asnjëherë?” -

Shejtani i mallkuar i tundoi duke i mashtruar rreth asaj peme. Ai u tha se ajo ishte një pemë që, po të haje prej saj, do të bëheshe i përhershëm në Xhenet. Gjithashtu, prej saj do të fitoje pushtet të përjetshëm dhe pasuri pa fund. Kështu, Shejtani iu paraqit si një këshillues, duke përzgjedhur fjalët mashtruese për Ademin. Si përfundim, burrë e grua hëngrën nga pema. Menjëherë iu zbuluan vendet e turpshme dhe iu doli në pah gjynahu që kishin bërë.
Shko te videoja e plotë e sures