Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 22 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 22 nga 135 • Shqip


وَاضْمُمْ يَدَكَ إِلَىٰ جَنَاحِكَ تَخْرُجْ بَيْضَاءَ مِنْ غَيْرِ سُوءٍ آيَةً أُخْرَىٰ 22
Përkthim:
Dhe, fut dorën tënde nën sqetullën tënde, ajo do të dalë e bardhë pa kurrfarë sëmundje, dhe ja kjo – është mrekulli tjetër, Ta-Ha 20:22
Tefsiri:

Fute dorën nën sqetullën tënde... -

Fute dorën tënde nën sqetull, shtrëngoje me krahun tjetër, dhe pastaj shihe si do të dalë!

...dhe ajo do të dalë e bardhë

(dhe e ndritshme)

pa asnjë të keqe

(sëmundje)! - Ajo ishte një e bardhë vezulluese, pa asnjë lloj sëmundjeje, si lebra apo sëmundje tjetër.

Kjo është një Shenjë tjetër, -

Edhe kjo ishte një shenjë, sikurse thotë Allahu në një ajet tjetër: “Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te Faraoni dhe rrethi i tij, se ata janë vërtet popull i prishur.” [Kasas 32].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 21 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 23