Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 26 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 26 nga 135 • Shqip


وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي 26
Përkthim:
dhe lehtësoma punën time, Ta-Ha 20:26
Tefsiri:

..."lehtësoma këtë punë"... -

Ma lehtëso çdo çështje që nis me emrin Tënd dhe çdo rrugë që marr për kënaqësinë Tënde! M’i lehtëso problemet që do të më dalin përpara! Të t'i lehtësojë veprat Allahu do të thotë që Ai të ta prijë mbarë që t’i hysh çështjeve nga porta e duhur e me mënyrën e duhur, që çdokujt t’i drejtohesh me mënyrën më të përshtatshme, që njerëzit ta pranojnë ftesën tënde dhe ti të gjesh rrugën më të shkurtër për arritjen e qëllimeve të tua.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 25 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 27