Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 28 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 28 nga 135 • Shqip


يَفْقَهُوا قَوْلِي 28
Përkthim:
që të kuptojnë ata fjalën time, Ta-Ha 20:28
Tefsiri:
Pjesë nga tefsiri i Ta-Ha 20:27

... "Dhe zgjidhma nyjën e gjuhës

(pengesën që kam kur flas),

Që ta kuptojnë fjalën time!" -

Musai kishte njëfarë vështirësie në të folur, aq sa thuajse nuk kuptohej çfarë fliste, shpjegojnë mufesirët. Allahu tregon në një ajet tjetër se vetë Musai tha: “Vëllai im, Haruni, është më orator se unë. Prandaj, dërgoje atë me mua si ndihmë, që t’i vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se nuk do të më besojnë.” Kështu, Musai u lut që Allahu t'ia zgjidhte gjuhën, që njerëzit t’ia kuptonin fjalët dhe misioni i tij të përmbushej me sukses. Misioni i Musait ishte kumtimi i të vërtetës dhe mesazhit të Zotit, si edhe sqarimi i plotë i kuptimeve të këtij mesazhi.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 27 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 29