Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 3 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 3 nga 135 • Shqip


إِلَّا تَذْكِرَةً لِمَنْ يَخْشَىٰ 3
Përkthim:
por, që të jetë këshillë për atë që druan, Ta-Ha 20:3
Tefsiri:

Por veçse si këshillë për ata që e kanë frikë Allahun. -

Çdokush që i frikësohet Zotit mund të kujtojë përmes Shpalljes gjithçka që i bën dobi. Nëpërmjet Kur'anit, ai kujtohet për çdo vepër të mirë që Zoti e ka nxitur. Në Kur'an ka edhe paralajmërime e kërcënime për t’u larguar nga fjalët e veprat që të çojnë në dëshpërim dhe humbje. Në Kur'an ka ligje dhe dispozita të mrekullueshme, që janë të sqaruara mirë e me hollësi. Këto ligje janë mëse të pranueshme nga një mendje e kthjellët, prandaj Zoti e quan “kujtim” përmbajtjen dhe mësimet e Kur'anit. Ky libër sikur i zgjon mendjet e atyre që i frikësohen Allahut dhe iu kujton ato ligje të mira, që flenë në natyrën e tyre të pastër, edhe pse janë të skalitura thellë në to. Kujtimi bëhet për diçka që ekziston, por që njeriu është treguar i shkujdesur dhe i pavëmendshëm, ose nuk është informuar rreth saj me hollësi. Vërej me kujdes! Ata që “kujtohen” janë një kategori e caktuar, që përshkruhen si njerëz që “kanë frikë Zotin”, ndërsa të tjerët nuk përfitojnë nga ky Libër. E si mund të përfitojnë nga Kur'ani ata që nuk besojnë as Xhenetin, as Xhehenemin dhe që në zemër nuk kanë asnjë thërrmijë frikërespekti për Allahun? Kjo nuk ndodh asnjëherë. Allahu thotë: “Këshillo aty ku këshilla bën dobi! Do ta pranojë këshillën ai që ka devotshmëri dhe do ta refuzojë atë ai që është shumë i keq, i cili do të hyjë në Zjarrin e madh, ku as nuk do të vdesë, as nuk do të jetojë. Ka shpëtuar ai që është pastruar, që e kujton madhërinë e Zotit të vet dhe fal namazin.” [El ea’la 9-15].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 2 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 4