Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 38 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 38 nga 135 • Shqip


إِذْ أَوْحَيْنَا إِلَىٰ أُمِّكَ مَا يُوحَىٰ 38
Përkthim:
kur nënën tënde e frymëzuam me atë, që mund të arrihet vetëm me frymëzim: Ta-Ha 20:38
Tefsiri:

Ja. Atëherë, kur nënën tënde e frymëzuam

(dhe i thamë)

“Vëre

(fëmijën)

në arkë dhe hidhe

(arkën)

në lumë! Lumi do ta nxjerrë në breg dhe atë do ta marrë armiku Im dhe i tij.” -

Ne e frymëzuam nënën tënde, që të të vendoste ty në djep dhe të të lëshonte në lumë. Ajo duhej ta bënte këtë, sepse Faraoni urdhëroi që të vriteshin të gjithë djemtë e Izraelitëve. Ajo e vendosi Musain e vogël në një sënduk dhe e lëshoi në rrjedhën e lumit Nil. Nga ana tjetër, Allahu e urdhëroi lumin që ta nxirrte foshnjën në breg, madje bëri që të binte në dorën e armikut të tij më të përbetuar, Faraonit, dhe të rritej mes fëmijëve të pallatit. Allahu bëri që Musain ta donin të gjithë ata që e shihnin, prandaj thotë më pas:

Por Unë hodha

(në zemra të njerëzve)

dashuri ndaj teje,... -

Pra, çdokush që e shihte e donte shumë.

... që të edukoheshe nën Syrin

(kujdesin)

Tim. -

U rrite nën vëzhgimin, ruajtjen dhe përkujdesjen Time të veçantë. E ku ka përkujdesje më të mirë e të plotë sesa përkujdesja e Bamirësit Mëshirëplotë?! Ai është që kujdeset më së tepërmi t’i dhurojë robit të Tij të mira e ta ruajë nga të këqijat. Në çdo moment të jetës së Musait (a.s), ishte Allahu i Madhëruar Ai që përkujdesej dhe i rregullonte çështjet për të mirën e Musait (a.s). Prej kujdesit të Allahut ishte edhe rasti kur Musai ra në dorën e armikut më të përbetuar dhe zemra e nënës së tij ngriu nga frika, sepse Faraoni gati e zbuloi se ishte fëmija e saj, por Allahu e forcoi zemrën e saj. Në këtë gjendje, Allahu bëri që Musai i vogël të mos pranonte asnjë gjidhënëse tjetër, veç nënës së vet natyrale. Në këtë mënyrë, Allahu e ktheu Musain në duart e nënës së vet, që ta pushtonte me dashuri dhe t’i jepte gji. Zemra e nënës u qetësua dhe syri i saj u kënaq, teksa e shihte të birin duke u rritur. Kur Musait i ofruan disa gjidhënëse e ai nuk i pranonte, ndodhi diçka:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 37 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 39