Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 46 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 46 nga 135 • Shqip


قَالَ لَا تَخَافَا ۖ إِنَّنِي مَعَكُمَا أَسْمَعُ وَأَرَىٰ 46
Përkthim:
(Perëndia) tha: “Mos u frikësoni! Unë me të vërtetë, jam me ju, dëgjoj dhe shoh”. Ta-Ha 20:46
Tefsiri:
Ai (Allahu)

tha: “Mos u frikësoni, sepse Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh

(gjithçka)”. - Mos u frikësoni nga ndëshkimi i tij, sepse: “Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh gjithçka”. Ju të dy jeni nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen Time. Unë i dëgjoj fjalët tuaja dhe ju shikoj në të gjitha gjendjet tuaja. Pra, mos kini frikë prej Faraonit! Kështu, me këtë premtim të Zotit, zemrat e tyre u qetësuan dhe u siguruan.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 45 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 47