Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 6 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 6 nga 135 • Shqip


لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَمَا تَحْتَ الثَّرَىٰ 6
Përkthim:
Atij i përket ç’ka në qiej dhe ç’ka në Tokë dhe ç’ka në mes tyre dhe gjithçka gjendet në tokë! Ta-Ha 20:6
Tefsiri:

E Tij është çfarë është në qiej dhe në Tokë, gjithçka që është midis tyre dhe gjithçka që është nën dhé. -

Të gjithë pa përjashtim, melekët, njerëzit, xhindët, kafshët, sendet, bimësia, ajo që gjendet mbi tokë e nën tokë, janë pronë e Allahut, janë nevojtarë për kujdesin e Tij dhe të nënshtruar ndaj ligjeve të Tij. Asgjë dhe askush nga krijesat nuk zotëron ndonjë grimë pushtet e pronësi, madje nuk kanë në dorë as për veten e tyre dobinë, dëmin, vdekjen, jetën dhe ringjalljen.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 5 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 7