Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 64 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 64 nga 135 • Shqip


فَأَجْمِعُوا كَيْدَكُمْ ثُمَّ ائْتُوا صَفًّا ۚ وَقَدْ أَفْلَحَ الْيَوْمَ مَنِ اسْتَعْلَىٰ 64
Përkthim:
andaj, mblidhni dredhitë tuaja e pastaj – ejani të radhitur. Do të shpëtoj sot – ai që fiton!” Ta-Ha 20:64
Tefsiri:

"Prandaj vendosni seriozisht për çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok e të bashkuar! Ai që triumfon sot, ai ka fituar!" -

Hidhuni në veprim si një trup i vetëm, duke demonstruar gjithë fuqinë tuaj! Për të dalë triumfues, bëhuni të gjithë bashkë, që puna juaj të jetë më e fuqishme! Jepni gjithçka që keni, sepse kush fiton sot, ka fituar gjithçka që synon, qoftë pasuri apo pushtet. Nga fitorja e kësaj dite varen ditët që do të vijnë më pas. Subhanallah! Sa të përkushtuar ishin ata në mbrojtjen e së kotës! Sa këmbëngulës ishin arritjen e qëllimeve të tyre! Ata lëvizën çdo gur që të mposhtnin të vërtetën. Por Allahu dëshiron që të triumfojë vetëm e vërteta dhe të mposhtet e kota!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 63 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 65