Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 69 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 69 nga 135 • Shqip


وَأَلْقِ مَا فِي يَمِينِكَ تَلْقَفْ مَا صَنَعُوا ۖ إِنَّمَا صَنَعُوا كَيْدُ سَاحِرٍ ۖ وَلَا يُفْلِحُ السَّاحِرُ حَيْثُ أَتَىٰ 69
Përkthim:
Dhe hudhe atë që e ke në dorën e djathtë! Do t’i gëlltisë ato që i kanë punuar ata. Atë që kanë punuar ata, është vetëm një mashtrim i magjistarëve. E, magjistari, nuk do të ketë sukses, kudo që të gjendet. Ta-Ha 20:69
Tefsiri:

Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë

(shkopin)që t’i gëlltisë menjëherë ato që bënë ata! Ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër, përveçse mashtrim magjistari dhe magjistari kurrë nuk fiton, kudo qoftë. -

Hidh shkopin dhe do të shohësh se magjia e tyre nuk ka për t’u sjellë asgjë të pritshme. Gjithçka ishte thjesht iluzion magjistarësh, që mashtrojnë njerëzit dhe ua zbukurojnë të kotën, duke i bërë të mendojnë se janë në të vërtetën. Musai e hodhi shkopin, i cili filloi të gëlltiste gjithçka që paraqitën magjistarët, ndërkohë që njerëzit shihnin ç’po ndodhte. Atëherë, magjistarët e kuptuan se kjo nuk ishte magji, por një mrekulli e madhe nga Allahu, prandaj nxituan menjëherë të shfaqnin besimin e tyre:
Shko te videoja e plotë e sures