Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja Ta-Ha — Ajet 90 (Shqip) — Video

Ta-Ha • Ajet 90 nga 135 • Shqip


وَلَقَدْ قَالَ لَهُمْ هَارُونُ مِنْ قَبْلُ يَا قَوْمِ إِنَّمَا فُتِنْتُمْ بِهِ ۖ وَإِنَّ رَبَّكُمُ الرَّحْمَٰنُ فَاتَّبِعُونِي وَأَطِيعُوا أَمْرِي 90
Përkthim:
E, atyre – Haruni u ka thënë qysh më parë: “O populli im! Ju, me këtë, vetëm jeni sjellë në sprovë, e Zoti juaj është Mëshirues, andaj pasomëni mu dhe dëgjoni urdhërin tim!” Ta-Ha 20:90
Tefsiri:

Haruni u pat thënë më parë: “O populli im! Ju po sprovoheni me të

(me viçin e gëdhendur)

. Nuk ka dyshim se Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, prandaj ejani pas meje dhe bindjuni urdhrit tim!”. -

Sigurisht, ata nuk ishin të justifikuar për atë që bënë, sepse Haruni i paralajmëroi për pasojat. Ai ua sqaroi se ajo ishte një sprovë. Gjithashtu, Haruni u kujtoi se Zoti i tyre ishte i Gjithëmëshirshmi, nga i Cili vijnë të gjitha mirësitë, të dukshmet dhe të padukshmet, Ai që largon të këqijat dhe Ai që i kishte urdhëruar të pasonin Musain dhe Harunin dhe t’i largoheshin adhurimit të viçit. Por ata kundërshtuanme forcë dhe thanë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme Ta-Ha • Ajet 89 E ardhshme Ta-Ha • Ajet 91