Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 106 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 106 nga 112 • Shqip


إِنَّ فِي هَٰذَا لَبَلَاغًا لِقَوْمٍ عَابِدِينَ 106
Përkthim:
Me të vërtetë, në këtë (Kur’an) ka këshilla të mjaftueshme për ata që e adhurojnë Perëndinë. El-Enbija 21:106
Tefsiri:
Allahu i Madhëruar e lëvdon Librin e Tij madhështor, duke theksuar se ai është plotësisht i mjaftueshëm për çdo çështje, madje i domosdoshëm:

Në këtë

(Kur'an)

ka mjaft mësime për ata që adhurojnë Zotin. -

Nëpërmjet Kur'anit, ata gjejnë rrugën që i çon drejt Zotit të tyre dhe në vendin e nderit. Kur'ani u mëson qëllimet më të larta dhe më të mira. Adhuruesit janë krijesat më të nderuara. Për ta nuk ka synim më të madh dhe më të rëndësishëm sesa mësimi i thelluar i Kur'anit. Kjo u mundëson atyre që ta njohin Zotin e tyre me emrat, cilësitë dhe veprat e Tij. Në këtë libër, ata gjejnë rrëfimet e vërteta për ndodhitë e së shkuarës dhe të ardhmes. Në Kur'an, Zoti i fton ata që të njohin imanin e vërtetë dhe të saktë, për të cilin Ai ka urdhëruar. Kur'ani është i mbushur me argumente, që i sjellin njeriut sigurinë e plotë në besimin e tij dhe në çdo premtim të Zotit. Në Kur'an sillen të shtjelluara të gjitha urdhëresat e Zotit dhe të gjitha ndalesat e Tij. Ai u tregon njerëzve mangësitë e tyre në sjellje dhe në vepra. Në Kur'an janë rrugët e besimit, që robi duhet të ndjekë, si ato themeloret, ashtu edhe imtësitë. Në këtë libër, Zoti na paralajmëron që të ruhemi nga rrugët e shejtanit dhe na mëson se si t’ia mbyllim të mallkuarit portat nga të cilat na sulmon. Atij njeriu që nuk i ka mjaftuar Kur'ani, Allahu mos i dhëntë zgjidhje tjetër! Ai që nuk përfiton nga Kur'ani, nuk ka për të fituar gjë. Në vijim, Allahu i Madhëruar lëvdon Profetin e Tij, të cilit i dhuroi Kur'anin, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 105 E ardhshme El-Enbija • Ajet 107