Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 109 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 109 nga 112 • Shqip


فَإِنْ تَوَلَّوْا فَقُلْ آذَنْتُكُمْ عَلَىٰ سَوَاءٍ ۖ وَإِنْ أَدْرِي أَقَرِيبٌ أَمْ بَعِيدٌ مَا تُوعَدُونَ 109
Përkthim:
E, nëse shmangen ata, ti thuaju: “Unë, ju kam lajmëruar juve, të gjithëve – pa dallim dhe unë nuk di a është afër apo larg ajo, që u është premtuar juve”. El-Enbija 21:109
Tefsiri:

Por, nëse ata refuzojnë

(besimin e vërtetë)

, ti thuaju: “Unë jua kumtova

(shpalljen e Zotit)

të gjithëve njëlloj;...” -

Nëse refuzojnë të nënshtrohen për të adhuruar Zotin e tyre, atëherë paralajmëroji ata për ndëshkime të shumta, që do t’i godasin. Thuaju atyre të mjerëve: “Unë jua përcolla mesazhin e Zotit. Tashmë edhe ju, edhe unë jemi njëlloj, për sa i përket njohjes së kërcënimit të Zotit. Unë po ju paralajmëroj për ndëshkime, që edhe ju, ashtu si unë, të mos keni asnjë dyshim se ky kërcënim është i vërtetë. Atëherë, kur t’ju godasë ndëshkimi i Zotit, të mos thoni: “Neve nuk na erdhi ndonjë lajmës, që të na përgëzonte apo të na tërhiqte vërejtjen”. Unë ju paralajmërova për fundin e dhembshëm të mohimit të Zotit, pa ju fshehur asgjë që dija”.

“...por unë nuk e di, a është afër apo larg ajo që ju premtohet.” -

Unë nuk e di a është afër apo larg dënimi që ju kërcënohet. Këtë gjë e di veç Zoti. Është Ai që e ka në dorë atë, ndërsa unë nuk kam në dorë asgjë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 108 E ardhshme El-Enbija • Ajet 110