Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 111 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 111 nga 112 • Shqip


وَإِنْ أَدْرِي لَعَلَّهُ فِتْنَةٌ لَكُمْ وَمَتَاعٌ إِلَىٰ حِينٍ 111
Përkthim:
E, unë nuk di: a mos është ajo (shtyerja e dënimit) sprovë për ju, apo kënaqësi e përkohshme. El-Enbija 21:111
Tefsiri:

Unë nuk e di, nëse kjo

(vonesa e dënimit)

është sprovë për ju, apo kënaqësi e përkohshme. -

Vonimi i ndëshkimit, që ju e kërkoni t’ju vijë më shpejt, mbase është në të keqen tuaj. Ndoshta kështu Zoti ju lë të zhyteni edhe më thellë në gjynahe, duke u kënaqur e duke u harruar me bukuritë e kësaj bote, dhe në fund të merrni një dënim edhe më të dhembshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 110 E ardhshme El-Enbija • Ajet 112