Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 27 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 27 nga 112 • Shqip


لَا يَسْبِقُونَهُ بِالْقَوْلِ وَهُمْ بِأَمْرِهِ يَعْمَلُونَ 27
Përkthim:
Ata nuk flasin pa lejen e Tij, dhe ata punojnë me urdhërin e Tij. El-Enbija 21:27
Tefsiri:

Ata kurrë nuk flasin para se të flasë Ai... –

Melekët nuk thonë asnjë fjalë që ka lidhje me administrimin dhe rregullimin e çështjeve të gjithësisë, derisa të jetë vetë Zoti që të flasë, sepse ata janë në gradën më të lartë të edukatës me Të. E si ta bëjnë këtë, kur ata e dinë mirë se Allahu është Absolut në urtësinë dhe diturinë e Tij.

... dhe veprojnë

(për gjithçka)

veçse me urdhrin e Tij. -

Çfarëdo detyre që Ai u jep, ata i nënshtrohen dhe nuk e bëjnë dysh fjalën e Tij, qoftë edhe një çast sa hap e mbyll sytë. Ata nuk bëjnë punë me mendje apo të shtyrë nga dëshira e tyre, por veçse me urdhër nga Allahu i Madhëruar.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 26 E ardhshme El-Enbija • Ajet 28