Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 32 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 32 nga 112 • Shqip


وَجَعَلْنَا السَّمَاءَ سَقْفًا مَحْفُوظًا ۖ وَهُمْ عَنْ آيَاتِهَا مُعْرِضُونَ 32
Përkthim:
Dhe, Ne, e kemi bërë qiellin plafon të mbrojtur, e ata megjithatë, shmangen nga mrekullitë që gjenden në të. El-Enbija 21:32
Tefsiri:

Dhe Qiellin e kemi bërë si një mbulesë të sigurt. -

E bëmë si mburojë për tokën, në të cilën ju jetoni. Qielli është i siguruar dhe nuk bie poshtë, siç thotë Zoti: “Allahu i mban qiejt dhe tokën që të mos bien, e nëse bien, s’ka kush veç Tij që mund t’i mbajë; Ai është i Dashur dhe Falës i Madh.” [Fatir 41]. Por qielli është i ruajtur edhe nga shejtanët, që ata të mos depërtojnë në të, për të dëgjuar lajmet qiellore.

Megjithatë, ata u kthejnë shpinën Shenjave që këto objekte tregojnë. –

Ata janë të pavëmendshëm, madje të shkujdesur dhe në gjumë. Ata janë të painteresuar për të gjitha shenjat madhështore të Zotit në qiell.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 31 E ardhshme El-Enbija • Ajet 33