Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 40 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 40 nga 112 • Shqip


بَلْ تَأْتِيهِمْ بَغْتَةً فَتَبْهَتُهُمْ فَلَا يَسْتَطِيعُونَ رَدَّهَا وَلَا هُمْ يُنْظَرُونَ 40
Përkthim:
por, atyre do t’u arrijë Kijameti papritmas, e do t’i trullosë ata dhe nuk do të mund ta kthejnë atë, as nuk do t’u jepet afat atyre! El-Enbija 21:40
Tefsiri:

Po, po. Ai

(Kjameti)

do t’u vijë atyre krejt befas dhe do t’i tronditë ata. Asnjë forcë nuk do të kenë ata ta shmangin dhe as nuk do t'u jepet afat. -

Ata do t’i përpijë zjarri në mënyrë të befasishme dhe do t’i mbushë me tmerr të papërshkrueshëm. Nëse do ta dinin se çfarë i pret me siguri, kurrë nuk do ta kërkonin ngutjen e ndëshkimit, por do të tmerroheshin. Duke qenë se i kthejnë shpinën Shpalljes së Zotit, ata thonë atë që thonë. Në ajetet më sipër, Allahu përmend talljen e idhujtarëve me Profetin dhe thotë: “Kur të shohin ty, ata që nuk besojnë fillojnë e tallen: “Ky është ai që përgojon zotat tuaj?!” Ndërsa në këtë ajet, Allahu e ngushëllon Profetin e Tij, duke kujtuar se ky është zakoni i gjithë popujve mohues me profetët e tyre.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 39 E ardhshme El-Enbija • Ajet 41