Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 46 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 46 nga 112 • Shqip


وَلَئِنْ مَسَّتْهُمْ نَفْحَةٌ مِنْ عَذَابِ رَبِّكَ لَيَقُولُنَّ يَا وَيْلَنَا إِنَّا كُنَّا ظَالِمِينَ 46
Përkthim:
E, sikur t’i prekë një puhi prej dënimit të Zotit tënd, ata me siguri do të thonin: “Kuku për ne, na kemi qenë zullumqarë”. El-Enbija 21:46
Tefsiri:

Nëse ata do t'i godiste ndonjë e keqe nga dënimi i Zotit tënd, ata do të thoshin: “Të mjerët ne! Ne i bëmë vetes padrejtësi.” -

Kur i godet një pjesë e vogël e ndëshkimit të Zotit, - dhe nuk ka dënim nga Zoti që të jetë i vogël, - ata do të thoshin: “Të mjerët ne, që i bëmë vetes padrejtësi.” Ata do të luteshin për vetëshkatërrim e zhdukje. Ata do të shprehnin keqardhje e pendim, do të pranonin padrejtësitë e tyre dhe faktin se e meritojnë ndëshkimin e Allahut.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 45 E ardhshme El-Enbija • Ajet 47