Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 49 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 49 nga 112 • Shqip


الَّذِينَ يَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ بِالْغَيْبِ وَهُمْ مِنَ السَّاعَةِ مُشْفِقُونَ 49
Përkthim:
të cilët i druajnë Zotit të tyre – kur nuk i sheh askush, dhe ata brengosen për çastin e Ditës së Kijametit. El-Enbija 21:49
Tefsiri:

... të cilët i frikësohen Zotit të tyre, edhe pse nuk e shohin,... -

Ata i frikësohen Zotit edhe në vetmi, kur nuk shihen nga njerëzit. Sigurisht, edhe në publik janë po ashtu të nënshtruar dhe të bindur ndaj Zotit. Frika e tyre shprehet duke iu larguar çdo gjëje që Zoti e ka ndaluar, me shumë kujdes dhe përkushtim, dhe duke vepruar dhe përkryer çdo gjë për të cilën janë urdhëruar. E si mund të mos veprojnë kështu, kur Zoti thotë se janë:

... dhe që i druhen Orës

(së gjykimit). - Ata i frikësohen qëndrimit para Zotit të tyre, të Cilin e njohin shumë mirë. Ata ia njohin Zotit pushtetin, emrat e atributet e Tij. Ata ia njohin veprat dhe lavdinë e Tij. Kështu, këta fatbardhë kanë dy cilësi:

1 ihsan-in, që është grada më e lartë e besimit, pra, ajo që të bën ta adhurosh Zotin sikur ta shihje haptazi;

2 frikën nga qëndrimi para Zotit, për të dhënë llogari para Tij.Më pas, i Madhëruari përshkruan Kur'anin madhështor dhe thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 48 E ardhshme El-Enbija • Ajet 50