Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 75 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 75 nga 112 • Shqip


وَأَدْخَلْنَاهُ فِي رَحْمَتِنَا ۖ إِنَّهُ مِنَ الصَّالِحِينَ 75
Përkthim:
E, atë e kemi shpënë në mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ai është prej të mirëve. El-Enbija 21:75
Tefsiri:

Atë e shpëtuam dhe e përfshimë në mëshirën Tonë. -

Çdokush që hyn në mëshirën e Allahut është i siguruar nga e keqja, frika dhe ankthi dhe ka për të arritur lumturinë dhe emrin e mirë në botë.

Ai ishte vërtet prej më të mirëve. –

I tillë ishte Luti (a.s.), sepse ai bënte vepra të mira. Nuk ka dyshim se përmes veprave të mira, Allahu ndreq të metat që gjenden te njeriu. Veprat e mira janë shkaqe që të fusin në mëshirën e Allahut, ashtu sikundër gjynahet bëhen shkak që të privohesh nga mëshira e Allahut. Njerëzit që bëjnë më tepër vepra të mira janë profetët, prandaj Allahu i Madhëruar i përshkruan ata si punëmirë. Edhe Sulejmani u lut që të ishte vepërmirë, kur tha: “Zoti im, më mundëso që të falënderoj për të mirat e Tua, që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, që Ti i pëlqen! Me mëshirën Tënde, më fut në mesin e robërve të Tu të mirë!”. [Neml 19].
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 74 E ardhshme El-Enbija • Ajet 76