(Kujtoje) edhe Dautin dhe Sulejmanin, kur gjykuan mbi të lashtat, në të cilat kullotën natën bagtia (pa barinj), e Ne kemi qenë dëshmitarë të gjykimit të tyre. El-Enbija 21:78 ⧉
Tefsiri:
Kujtoju njerëzve edhe këta dy profetë të nderuar, Daudin dhe Sulejmanin, duke i lavdëruar dhe duke treguar gradën e tyre të lartë. Allahu i Madhëruar u dhuroi atyre dituri të gjerë dhe i bëri udhëheqës të mëdhenj e gjykatës të drejtë mes njerëzve:(Kujto) Daudin e Sulejmanin, kur gjykonin për çështjen e tokës së mbjellë në të cilën kishin kullotur natën delet e disa njerëzve! Ne e dëshmuam gjykimin e tyre. –Historia thotë se pronari i një are u ankua tek Daudi se disa njerëz kishin kullotur bagëtitë në arën e tij, duke ia shkatërruar të mbjellat. Daudi (a.s) gjykoi që bagëtitë që kishin shkatërruar të mbjellat duhej t’i jepeshin të zotit të tokës, duke u nisur nga fakti se pronarët e bagëtive ishin treguar të pakujdesshëm. Kështu, ky vendim do të ishte një masë ndëshkimore për ta. Ndërsa Sulejmani gjykoi ndryshe. Ai sugjeroi që të zotët e bagëtive t’ia linin bagëtitë pronarit të tokës, që ai të përfitonte nga qumështi e leshi i tyre, ndërsa ata të punonin në arën e tij, derisa ta kthenin në gjendjen që ishte. Në fund, secili do të merrte pasurinë që kishte patur gjithmonë: ata do të merrnin bagëtitë mbrapsht dhe ai do të merrte arën në gjendjen që e kishte. Sigurisht që ky ishte një gjykim shumë i drejtë dhe i urtë, që dëshmonte për zgjuarsinë dhe mprehtësinë e Sulejmanit, siç thotë i Madhëruari: