Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 90 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 90 nga 112 • Shqip


فَاسْتَجَبْنَا لَهُ وَوَهَبْنَا لَهُ يَحْيَىٰ وَأَصْلَحْنَا لَهُ زَوْجَهُ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا يُسَارِعُونَ فِي الْخَيْرَاتِ وَيَدْعُونَنَا رَغَبًا وَرَهَبًا ۖ وَكَانُوا لَنَا خَاشِعِينَ 90
Përkthim:
E, Ne, iu gjegjëm atij, dhe ia dhuruam atij Jahjan, dhe Na, ia bëmë gruan e tij të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata (pejgamberët) nxitonin në vepra të mira dhe Na u luteshin, duke shpresuar (mëshirën Tonë), dhe duke druajtur (nga dënimi Ynë), dhe ishin të përulur ndaj Nesh. El-Enbija 21:90
Tefsiri:

Ne ia pranuam lutjen dhe i dhuruam Jahjanë... -

Allahu i dhuroi këtë djalë të dashur, që do të ishte një Profet shumë i nderuar. Askush para Jahjas nuk ishte quajtur ashtu.

Ne e shëruam shterpësinë e bashkëshortes së tij për të. –

Gruaja e tij, që më parë ishte beronjë dhe nuk bënte fëmijë, u rregullua. Zoti e bëri organizmin e saj të gatshëm për të bërë një fëmijë për Profetin e Tij të dashur. Kjo është dobia që të vjen nga shoku i mirë. Edhe ty të përfshin mirësia dhe bekimi, ashtu si shoku i mirë. Fryt i lidhjes martesore të Zekerias ishte Jahja, një fëmijë i dashur dhe plot cilësi të larta. Pasi i përmendi të gjithë këta profetë veç e veç, Allahu i Madhëruar i lëvdon ata së bashku, duke thënë:

Ata përpiqeshin për punë të mira,... -

Ata garonin për punë të mira e adhurime, në kohët më të mira. Ata i kryenin adhurimet në formën më të plotë dhe nuk linin asnjë mirësi pa e bërë, me sa mundësi që kishin. Ata i shfrytëzonin gjithashtu mundësitë që u jepeshin.

Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar... -

Ata luteshin për mirësitë e kësaj bote dhe të ahiretit. Ata luteshin gjithashtu për mbrojtje nga të këqijat në të dyja jetët. Zemrat e tyre ishin të mbushura gjatë gjithë kohës me shpresë dhe me frikë. Ata nuk ishin asnjëherë të pavëmendshëm, mospërfillës e të përhumbur në kotësira e lojëra.

... dhe ishin respektues ndaj Nesh. –

Ata na respepektonin duke qenë të nënshtruar, të përulur të përkushtuar në lutje e përgjërim. Ata ishin të tilë, sepse dituria e tyre për Zotin ishte e plotë dhe e thellë. E si mund të ishin ndryshe këta njohës të mirë të Zotit të Tokës dhe të qiejve?!
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 89 E ardhshme El-Enbija • Ajet 91