Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Enbija — Ajet 95 (Shqip) — Video

El-Enbija • Ajet 95 nga 112 • Shqip


وَحَرَامٌ عَلَىٰ قَرْيَةٍ أَهْلَكْنَاهَا أَنَّهُمْ لَا يَرْجِعُونَ 95
Përkthim:
Dhe e pamundur është, që banorët e një vendi të cilët i kemi zhdukur, Na, të mos kthehen (te Ne, në Ditën e Kijametit). El-Enbija 21:95
Tefsiri:

Është e pamundur që banorët e një vendi, të cilët i kemi shkatërruar, të kthehen sërish në këtë botë. -

Popujt që janë shkatërruar dhe zhdukur nga Zoti është e pamundur që të kthehen sërish në këtë botë dhe të mund të ndreqin atë që e kanë prishur. Për këtë arsye, le të frikësohen mohuesit e kohës së sotme, të cilëve u drejtohet ky Kur'an, se, nëse bëjnë të njëjtat vepra si të shkuarit, do të ndëshkohen si ata dhe nuk do të mund ta largojnë atë ndëshkim. Le të pendohen dhe të kthejnë rrugë tani, sa janë ende në kohë.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Enbija • Ajet 94 E ardhshme El-Enbija • Ajet 96