Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 17 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 17 nga 78 • Shqip


إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَادُوا وَالصَّابِئِينَ وَالنَّصَارَىٰ وَالْمَجُوسَ وَالَّذِينَ أَشْرَكُوا إِنَّ اللَّهَ يَفْصِلُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ ۚ إِنَّ اللَّهَ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ 17
Përkthim:
Me të vërtetë, ata që kanë besuar, dhe Hebrënjtë, Sabi’inët, të krishterët, Mexhust (adhuruesit e zjarrit) dhe ata që i bëjnë shok Atij, do t’i gjykojë drejtë Perëndia – në mes tyre, në Ditën e Kijametit. Me të vërtetë, Perëndia është dëshmitar për çdo gjë. El-Haxh 22:17
Tefsiri:

Ditën e Kijametit, Allahu do të bëjë dallimin midis atyre që besuan

(në Kur'an)

dhe atyre që ishin jehudinj, sabejë, të krishterë, mexhusë dhe idhujtarë. Allahu di dhe sheh gjithçka. -

Allahu i Madhëruar na tregon se, Ditën e Gjykimit, Ai do t’i tubojë të gjitha bashkësitë fetare: muslimanët, të krishterët, jehudët, sabiinët, zoroastrianët, idhujtarët etj. Të gjithë do të dalin para Zotit, i Cili do t’i gjykojë me drejtësi dhe do t’i shpërblejë sipas veprave të tyre, të cilat Ai i ka parë dhe regjistruar, prandaj thotë: “Allahu di dhe sheh gjithçka.”
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 16 E ardhshme El-Haxh • Ajet 18