Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 20 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 20 nga 78 • Shqip


يُصْهَرُ بِهِ مَا فِي بُطُونِهِمْ وَالْجُلُودُ 20
Përkthim:
do të shkrihen me të (me atë ujë) rropulitë (organet e brendshme) dhe lëkura, El-Haxh 22:20
Tefsiri:

Por, atyre që nuk besuan, do t'u qepen rroba prej zjarri dhe mbi kokat e tyre u hidhet ujë i valë. Me atë do t'u digjet

(e shkrihet)

krejt ç’ka brenda trupit të tyre dhe lëkurat. -

Në fjalën “atyre që nuk besuan” përfshihen të gjithë ata që mohojnë të vërtetën, qofshin hebrenj, të krishterë, zjarrputistë, sabiinë e idhujtarë. Pra, të gjithë këtyre do t’u qepen “rroba prej zjarri”. Atyre do t’u vishen rroba prej katrani dhe do t’u ndizet trupi zjarr, që ta ndiejnë djegien nga të gjitha drejtimet. Përveç kësaj, do t’u hidhet ujë i valë mbi koka. Nga ky ujë u shkrihen të gjitha çfarë kanë në bark dhe lëkura. Atyre do t’u shkrihen zorrët, dhjami, mishi e çdo gjë tjetër, nga nxehtësia e madhe.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 19 E ardhshme El-Haxh • Ajet 21