Ata po të mohojnë ty, por edhe të tjerët para tyre mohuan, si populli i Nuhut, Adi dhe Themudi, populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit, edhe banorët e Medjenit, gjithashtu. Kështu u mohua edhe Musai. -
Allahu i Madhëruar i drejtohet Profetit të Tij dhe i thotë se, nëse e mohojnë ata idhujtarë, ta dijë se nuk është i vetmi profet që e kanë mohuar e luftuar! Po kështu, edhe ata nuk janë populli i parë që kanë mohuar profetin e tyre. Kështu mohuan edhe populli i Ibrahimit, Nuhut, Adit, Themudit, Lutit dhe populli i Shuajbit. Po kështu mohuan edhe populli i Musait (a.s).Unë u pata dhënë afat jobesimtarëve... -
Allahu i Madhëruar u dha afat mohuesve të së vërtetës dhe nuk u nxitua t’i ndëshkonte. Ai i afatizoi, por ata vazhduan në të kotën dhe në shfrenimin e tyre në kalimin e kufijve të Zotit. Ata po zhyteshin edhe më thellë në mohimin e Zotit dhe në ligësitë e tyre....dhe më pas i dënova. -
Ai i ndëshkoi ata ashtu siç di të ndëshkojë Krenari, Ngadhënjimtari dhe i Plotpushtetshmi.Por (a e di)si ishte dënim Im? -
A e di se si e ndëshkoi Zoti mohimin e tyre? Ai ishte ndëshkimi më i ashpër dhe i pashembullt. Disa i ndëshkoi duke i përmbytur, të tjerë i rrëmbeu një britmë e fuqishme. Disa u ndëshkuan me furtunë shkatërruese e për ca të tjerë u hap toka dhe i përpiu brenda. Disave u dërgoi dënimin e "ditës së hijes"dhe i shkatërroi me rrufe. Atëherë, le të marin masa këta mohues të së vërtetës, që të mos i godasë ndonjë nga këto ndëshkime. Le ta dinë se nuk janë më të mirë e më të fortë se ata popuj, dhe as u është dhënë ndonjë premtim në librat e Zotit se do të jenë të ruajtur! Sa e sa popuj që bënin punë të ngjashme me këta të mjerë janë shkatërruar?U quajt dënimi i "Hijes" sepse Allahu iLartësuar u solli një ré në qiell në ato ditëtë nxehta dhe përvëluese, pikërisht kurata po kërkonin një hije që të gjenin pakfreski. Kështu, ata u mblodhën të gjithënën atë hije, që nuk do të ishte aspakfreskuese për ta. Pikërisht atje ku prisnintë gjenin freski, Zoti i përvëloi me njëndëshkim të dhembshëm, e kështumbetën në të si kufoma të ftohta, duke ilënë shtëpitë e tyre të shkreta. Ashtunisën rrugën drejt vendit të ndëshkimitdhe dëshpërimit të përjetshëm.