Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 49 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 49 nga 78 • Shqip


قُلْ يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّمَا أَنَا لَكُمْ نَذِيرٌ مُبِينٌ 49
Përkthim:
Thuaj (o Muhammed): “O njerëz, unë jam për ju vetëm paralajmërues i qartë!” El-Haxh 22:49
Tefsiri:

Thuaj: “O ju njerëz! Unë jam veçse një paralajmërues i qartë.”. -

Allahu i Madhëruar e urdhëron Profetin e tij që t’i drejtohet të gjithë botës dhe t’i thotë se Ai është Profet besnik i Allahut dhe t’i përgëzojë besimtarët me shpërblime të mëdha nga Ai. Ai e urdhëron, gjithashtu, që të paralajmërojë edhe mohuesit dhe keqbërësit që të ruhen nga ndëshkimi i Tij. Allahu e përshkruan profetin e Tij si “mubin” - i qartë. Ai është një profet që i ka të qarta paralajmërimet. Pra, ai jo vetëm ju paralajmëron dhe frikëson, por jua sqaron plotësisht ato vepra e fjalë nga të cilat duhet të ruheni dhe jua tregon qartësisht rrugën e shpëtimit. Gjithashtu, ai sjell argumente të qarta e të dukshme për vërtetësinë e paralajmërimeve të tij. Në vijim, Allahu i Madhëruar sjell hollësitë e këtyre përgëzimeve e paralajmërimeve, duke thënë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 48 E ardhshme El-Haxh • Ajet 50