Kurrë nuk dërguam Ne para teje asnjë të dërguar
(resul)dhe asnjë lajmëtar
(nebij)që shejtani të mos i ndërhynte në leximin e tij. -
I mallkuari përpiqet që, nëpërmjet kurtheve e ngatërresave të tij, të devijojë njerëzit, por Allahu i Madhëruar i ka ruajtur profetët e Tij, prandaj ata janë të pagabueshëm në kumtimin e shpalljeve. Allahu e ruan shpalljen e Vet nga ngatërresat e shejtanit të mallkuar. Këto ngatërresa të shejtanit nuk janë të qëndrueshme dhe as të vazhdueshme. Ato thjesht hidhen nga shejtani në fillim, dhe pastaj largohen e zhduken. Allahu i Madhëruar thotë:Por, Allahu e zhduk atë që hedh shejtani... -
Ai i largon dhe i shkatërron ngatërresat e shejtanit dhe ua qartëson njerëzve se këto ngatërresa nuk janë prej Shpalljes hyjnore.... dhe i forcon argumentet e Veta. -
Ai i përkryen ajetet e Tij, i shtjellon, i qartëson dhe i ruan të paprekshme nga ato që mundohet të hedhë shejtani i mallkuar.Allahu është i Gjithëditur dhe i Urtë. -
Allahu është i Plotë në forcën dhe pushtetin e Tij. Me forcën dhe pushtetin e Tij të plotë, i Lartësuari e ruan Shpalljen dhe e largon atë që hedh shejtani. Allahu është Hakim - i Urtë, që e vendos çdo gjë në vendin që i takon dhe, sigurisht që me urtësinë e Tij, i lejon shejtanët që të hedhin ngatërresat e tyre, për një qëllim të caktuar. Ai dëshiron që të ndodhë kjo gjë, me qëllimin që e shpjegon më pas: