Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 54 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 54 nga 78 • Shqip


وَلِيَعْلَمَ الَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ أَنَّهُ الْحَقُّ مِنْ رَبِّكَ فَيُؤْمِنُوا بِهِ فَتُخْبِتَ لَهُ قُلُوبُهُمْ ۗ وَإِنَّ اللَّهَ لَهَادِ الَّذِينَ آمَنُوا إِلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ 54
Përkthim:
dhe (Perëndia don që) të dinë ata, të cilëve u është dhënë dijenia, se ai (Kur’ani), është e Vërteta nga Zoti yt, e që ta besojnë atë dhe që zemrat e tyre të priren në të. Me të vërtetë, Perëndia i udhëzon besimtarët në rrugën e drejtë. El-Haxh 22:54
Tefsiri:

Dhe ata, të cilëve u është dhënë dije, të mësojnë se ai

(Kur’ani)

është e vërteta e sigurt prej Zotit tënd... -

Allahu i Madhëruar u ka dhuruar dituri të madhe, me të cilën mund të njohin dhe të dallojnë të vërtetën nga e kota, udhëzimin e drejtë nga devijimi. Ata dinë të dallojnë të vërtetën e pandryshueshme e të përjetshme, nga e kota e trilluar dhe e huaj për Shpalljen e Zotit. Ata i njohin ligjet e pandryshueshme nga ato ligje që Zoti i anulon duke sjellë argument për secilin prej tyre. Ata e dinë mirë se Allahu i Madhëruar është i Urtë dhe Ai përcakton dhe lejon të ndodhin disa lloje sprovash, që të nxjerrë haptas atë që fshihet brenda shpirtit të njeriut. Nëpërmjet këtyre sprovave, Ai nxjerr në pah sinqeritetin e besnikëve të së vërtetës dhe hipokrizinë e mashtruesve. Të zgjedhurit e Zotit, kur vërejnë këto shenja treguese të urtësisë së Zotit, u shtohet besimi, sidomos kur me argumente nga Zoti, ata largojnë nga zemra edhe ngatërresat e shejtanit.

... dhe kështu të besojnë në të dhe zemrat e tyre të mund t'i nështrohen Atij. -

Zemra e tyre mbushet me frikërespekt e përunjësi, prandaj ata nënshtrohen para ligjeve dhe shpalljes së Zotit, që tregojnë urtësinë e Tij. Por sigurisht, edhe kjo është pjesë e udhëzimit të plotë, që Zoti u ka dhuruar dhe ua ka mundësuar, prandaj Ai thotë:

Allahu është Udhëzuesi i atyre që besojnë

(në rrugën e drejtë). - Ai u fal udhëzim dhe dritë të plotë, për shkak të imanit të tyre. Ky është udhëzimi në rrugën e drejtë, të qartë dhe të gjerë të Zotit. Kjo rrugë mund të shihet veçse nëpërmjet diturisë së vërtetë e të saktë, si dhe adhurimit të Zotit me sinqeritet sipas asaj diturie. Allahu i Madhëruar ka për t’i forcuar ata që besojnë me fjalën e vërtetë dhe të sigurt të teuhidit si në jetën e këtushme, edhe në ahiret. Është vetëm Allahu Ai që e forcon njeriun dhe e kompleton atë me këtë besim e fjalë të vërtetë. Në këto ajete tregohet se edhe Profeti (a.s) ishte si vëllezërit e tij besimtarë. Të gjithë duhet t’i mbështeten Allahut, për çdo ngatërresë që hedh shejtani në leximin e Kur'anit. Kur Profeti (a.s) po lexonte suren Nexhm, në ajetet: “Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar. Ai nuk flet sipas dëshirës, por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij….” deri në ajetin: “A i shihni Latin dhe Uzzanë? Dhe atë të tretin e të fundit, Menatin?” Pikërisht pas këtij ajeti, shejtani i mallkuar futi një ngatërresë, duke e bërë Profetin të thotë: "tilkel garanikul ula ue inne shefaatehunne le turxha" - “ato janë Garanikët e lartë, nga ndërmjetësimi i të cilëve shpresohet.”Kjo i solli një trishtim të madh Profetit (a.s) dhe, nga ana tjetër, u bë sprovë e madhe për një kategori njerëzish.Shejh Albani për hadithin në fjalë kagjykuar se është i dobët.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 53 E ardhshme El-Haxh • Ajet 55