Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 57 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 57 nga 78 • Shqip


وَالَّذِينَ كَفَرُوا وَكَذَّبُوا بِآيَاتِنَا فَأُولَٰئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ 57
Përkthim:
e ata që nuk besojnë dhe i përgënjeshtrojnë ajetet Tona, për ta ka dënim të poshtëruar. El-Haxh 22:57
Tefsiri:

Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan Argumentet Tona, do të kenë një Dënim poshtërues. -

Këta janë njerëzit që refuzojnë të besojnë në Allahun, profetët dhe shpalljet e Tij, që të udhëzojnë tek e vërteta dhe e drejta. Këta i kthejnë shpinën të vërtetës dhe tregohen kryeneçë ndaj saj. Për këta, Allahu i Madhëruar thotë që: “do të kenë një dënim poshtërues.” Ky dënim është poshtërues dhe i dhembshëm. Ai do t’u depërtojë deri në zemra, në ato zemra që përçmuan Profetin dhe shpalljet e mrekullitë që ai solli prej Zotit. Kështu Allahu do t’i poshtërojë e përçmojë ata, duke i lënë të harruar në ndëshkimin e përjetshëm.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 56 E ardhshme El-Haxh • Ajet 58