Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 66 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 66 nga 78 • Shqip


وَهُوَ الَّذِي أَحْيَاكُمْ ثُمَّ يُمِيتُكُمْ ثُمَّ يُحْيِيكُمْ ۗ إِنَّ الْإِنْسَانَ لَكَفُورٌ 66
Përkthim:
Ai, ju jep jetë, dh pastaj do t’ju bëjë të vdekur, e pastaj do t’ju ringjallë. Me të vërtetë, njeriu (mohues) është jomirënjohës. El-Haxh 22:66
Tefsiri:

Është Ai që jua dha jetën, pastaj do t'ju bëjë të vdisni dhe pastaj do t'ju japë përsëri jetë

(do t'ju ringjallë). - Allahu ju solli në ekzistencë nga hiçi. Pastaj, pasi të jetoni kohën e përcaktuar për ju, do t’ju bëjë të vdisni. Pastaj Ai ka për t’ju ringjallur nga vdekja, që të shpërblejë me bujarinë e Tij çdo punëmirë dhe të dënojë me drejtësinë e Tij çdo keqbërës.

Vërtet, njeriu është mosmirënjohës i madh. -

Njeriu është mosmirënjohës i madh dhe mohues i hapur, përveç atyre që Zoti i ruan dhe i shpëton. Njeriu nuk beson në Zotin dhe nuk tregon mirënjohje për mirësitë e Tij, por mohon edhe Ditën e Gjykimit, edhe fuqinë e Zotit për të ringjallur krijesat.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 65 E ardhshme El-Haxh • Ajet 67