Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 75 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 75 nga 78 • Shqip


اللَّهُ يَصْطَفِي مِنَ الْمَلَائِكَةِ رُسُلًا وَمِنَ النَّاسِ ۚ إِنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ بَصِيرٌ 75
Përkthim:
Perëndia i zgjedh pejgamberët nga engjëjt dhe njerëzit; me të vërtetë, Perëndia i dëgjon dhe i sheh të gjitha. El-Haxh 22:75
Tefsiri:
Në ajetet e mësipërme, Allahu i Madhëruar na tregoi qartësisht se Ai është i Plotë e Absolut, ndërsa idhujt janë të dobët e të pafuqishëm. Ai na tregoi se është i Vetmi që meriton adhurimin, i Vetmi i adhuruar me meritë. Në vijim, Ai na tregon gjendjen e profetëve dhe veçoritë e tyre, me të cilat dallohen nga të gjitha krijesat. Ai thotë:

Allahu i zgjedh të dërguarit prej melekëve dhe prej njerëzve. -

Allahu i Madhëruar zgjedh për t’i bërë të dërguar të Tij vetëm ata që Ai do. Mes melekëve, ka zgjedhur për Shpalljen e Tij ata më të dalluarit. Edhe prej njerëzve ka zgjedhur më të dalluarit, për t’i bërë lajmëtarë e profetë të Tij. Këta janë më të dalluarit dhe më të pastërtit e llojit të tyre, ata që kanë cilësitë më të plota dhe virtytet më të larta. Profetët janë krijesat më të zgjedhura dhe të dalluara. Ai që i zgjodhi për t’i bërë profetë është i Plotë e Absolut në diturinë e Tij, prandaj asgjë nuk i fshihet diturisë së Tij. Ai që i zgjodhi dëgjon e shikon gjithçka.

Allahu dëgjon e sheh gjithçka. -

Dituria, dëgjimi e shikimi i Allahut përfshijnë gjithçka. Kështu, Ai i zgjodhi ata me dituri të plotë se ata janë më të meritueshmit për atë mision. I Madhëruari thotë:
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 74 E ardhshme El-Haxh • Ajet 76