Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 77 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 77 nga 78 • Shqip


يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا ارْكَعُوا وَاسْجُدُوا وَاعْبُدُوا رَبَّكُمْ وَافْعَلُوا الْخَيْرَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ ۩ 77
Përkthim:
O besimtarë! Bëni ruqu, bëni sexhde, adhuronie Zotin tuaj, dhe punoni vepra të mira për të arritur shpëtimin. El-Haxh 22:77
Tefsiri:

O ju që keni besuar! Falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni! -

Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij besimtarë për të falur namazin. Ai ka përmendur në mënyrë të veçantë rukunë dhe sexhden, për ta theksuar rëndësinë dhe vlerën e tyre dhe për të treguar se ato janë shtylla të domosdoshme të këtij riti, që qetëson syrin dhe shpirtin e besimtarit. Namazi është ngushëllimi i zemrës së trishtuar e të dëshpëruar. Allahu i Madhëruar na tregon qartë se Ai është Zoti, Krijuesi, Sunduesi, që përkujdeset dhe na dhuron nga mirësitë e Tij dhe, si i tillë, vetëm Atij duhet t’ia përkushtojmë adhurimet me sinqeritetin e plotë. I Madhëruar është Zoti i botëve i Cili, duke u përkujdesur për robërit e Tij, i urdhëron për çdo të mirë dhe i mëson se çdo fitore, mirësi dhe shpëtim nga çdo e keqe e të dyja botëve është e lidhur ngushtë me çështjet që u përmendën më lart, prandaj:

Bëni punë të mira se do të gjeni shpëtim! -

Nëpërmjet besimit të pastër e korrekt, nëpërmjet namazit e njësimit të Zotit në adhurime, nëpërmjet veprave të mira, që kënaqin Zotin, arrihet lumturia dhe shpëtohet nga ndëshkimi. Nuk ka rrugë tjetër për të arritur fitoren, veç sinqeritetit në adhurimin e Krijuesit dhe përmes punës për të qenë i dobishëm për krijesat. Kujt i jepet kjo mirësi prej Zotit, i është dhuruar e gjithë lumturia, shpëtimi dhe mirësia.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 76 E ardhshme El-Haxh • Ajet 78