Landscape MP4 Vertical MP4

Sureja El-Haxh — Ajet 9 (Shqip) — Video

El-Haxh • Ajet 9 nga 78 • Shqip


ثَانِيَ عِطْفِهِ لِيُضِلَّ عَنْ سَبِيلِ اللَّهِ ۖ لَهُ فِي الدُّنْيَا خِزْيٌ ۖ وَنُذِيقُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَذَابَ الْحَرِيقِ 9
Përkthim:
duke e shtrembëruar kokën, që të shmanget nga rruga e Perëndisë, Ai në këtë botë ka poshtërim, e Ne, në Ditën e Kijametit do t’i japim atij që të shijojë dënimin e flakës. El-Haxh 22:9
Tefsiri:

Ata kthejnë kokën mënjanë

(me mospërfillje)

, e përpiqen t’i largojnë njerëzit nga rruga e Allahut. -

Ata kthejnë shpinën, duke treguar mendjemadhësi ndaj të vërtetës dhe duke nënçmuar të tjerët. Ata janë kryeneçë, të fryrë me mendjemadhësi dhe të vetëkënaqur me ato njohuri të padobishme që zotërojnë. Ata nënçmojnë pasuesit e së vërtetës dhe atë që ata pasojnë. Kështu sillen këta fatzinj, për t’i humbur njerëzit nga rruga e Zotit. Ata ftues në të kotën. Të tillë janë të gjithë udhëheqësit e të kotës dhe të mohimit. Allahu i Madhëruar na tregon më pas për ndëshkimin e tyre në këtë botë dhe në botën tjetër, duke thënë:

Ata do të poshtërohen në këtë jetë, ... -

Ata do të turpërohen që në këtë jetë, para jetës tjetër. Kjo është një nga shenjat më të habitshme, që Zoti na jep në këtë botë: çdokush që fton në kufër dhe humbje është shumë i urryer nga njerëzit dhe mbulohet nga mallkimet dhe poshtërimet e tyre, që është mëse e meritueshme për të. Çdokujt i jepet ndëshkim sipas gjendjes së tij. Ndërsa për ahiretin, Allahu thotë:

... ndërsa në Ditën e Kijametit Ne do t'i bëjmë që të shijojnë dënimin e djegies

(nga zjarri i ndezur fort). - Të tillët do të vuajnë djegien më të madhe të padurueshme dhe përvëluese të Xhehenemit.
X Facebook Minutemailer Stellar WhatsApp Reddit
Shko te videoja e plotë e sures
E mëparshme El-Haxh • Ajet 8 E ardhshme El-Haxh • Ajet 10